RTSH 24 Live

Politikë

Berisha-Ramës: Harroje se do ekzekutosh votën e shqiptarëve me bandat e drogës

3 orë para

Berisha-Ramës: Harroje se do ekzekutosh votën e shqiptarëve me bandat e drogës

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur nga banesa e tij ku ndodhet në “arrest shtëpiak” i është drejtuar kryeministrit Edi Rama se duhet ta harrojë që të luajë me votën e shqiptarëve.

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mundet të ekzekutojë votën e shqiptarëve me patronazhistë dhe bandat e drogës.

“I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve.  Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj.

Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze. Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me shtetin tënd elektoral narkoshtet”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri nënvizoi më tej se opozita e ka betejë “jetë a vdekje” përballjen me mazhorancën dhe kjo “luftë” sipas tij fillon që në protestën e së hënës.

Se mund të ekzekutosh me votën e shqiptarëve duke derdhur qindra e miliona narkoeuro për të blerë atë. Edi Rama kjo betejë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë, dhe ne kurrë nuk dorëzohemi! Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë.

Ky është mision i shenjtë, ky është mision njerëzor, ky është mision demokratik, ky është mision kushtetues, ky është mision kombëtar. Ne do i dalim Zot!”, ka deklaruar Berisha.

/rtsh.al/