RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

3 orë para

SPAK kërkon 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Struktura e Posaçme Antikorrupsion dha pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, lidhur me akuzën për “fshehje pasurie”.

SPAK kërkoi 1 vit e 5 muaj burgim për fshehjen e një apartamenti në bregdet nga Tushja, pronë të cilën nuk e kishte deklaruar.

Duke qenë se Tushja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, pritet të përfitojë zbritje të kohës së dënimit.

Tushja ka kryer dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, ndërsa më pas nisi hetimi ndaj tij për fshehje pasurie.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/