RTSH 24 Live

Sociale

Rrugët e parcelave - Bashkia Korçë ndërhyn në disa fshatra

3 orë para

Rrugët e parcelave - Bashkia Korçë ndërhyn në disa fshatra

Bashkia e Korçës po vijon ndërhyrjen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në parcelat bujqësore të disa fshatrave. Burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike bëjnë me dije se momentalisht po punohet në rrugët bujqësore të njësive Voskop dhe Dvoran ku ato ishin tejet të amortizuara dhe ishin kthyer në problem për kalimin e fermerëve drejt tokave bujqësore. Sipas fermerëve të zonës, më shqetësuese situata paraqitej për transportin e prodhimeve bujqësore.

Në Dvoran deri tani janë shtruar me çakëll rreth 7 km rrugë parcelash ndërkohë që puna do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Sa i takon njësisë Drenovë, deri më tani janë sistemuar 7 km rrugë, 34 km në njësinë Bulgarec, ndërsa vijon të punohet edhe në njësinë Voskop. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është ndërhyrë edhe për rehabilitimin e rrugëve të brendshme në disa fshatra ku janë sistemuar rreth 20 km rrugë në njësi të ndryshme.

Gazetare: G. Sali

/RTSH/