RTSH 24 Live

Kulturë

Teatri “Migjeni”, gati premiera, komedia “Krimi është i imi” e regjisores Dervishi çel sezonin e ri

12/09/2024

Teatri “Migjeni”, gati premiera, komedia “Krimi është i imi” e regjisores Dervishi çel sezonin e ri

Teatri “Migjeni” ka disa kohë që po përgatitet për sezonin e ri dhe ai do të çelet me premierën “Krimi është i imi”. Komedia e regjisores Driada Dervishi ndërthur në skenë një kast aktorësh profesionistë të Teatrit “Migjeni” dhe atij Kombëtar. Regjisorja Dervishi vlerëson punën e palodhur që kanë bërë të gjithë protagonistët e realizimit të kësaj shfaqje.

Komedia “Krimi është i imi përfaqësoi Shkodrën në edicionin e fundit të “KoKo Fest” në Korçë. Për publikun shkodran, premiera e saj do të jetë të premten e 13 shtatorit në orën 20:00 në Teatrin “Migjeni”.

Gazetar: Marjo Gjini

/RTSH/