RTSH 24 Live

Politikë

Beleri në PE, flet për RTSH 24: Të drejtën do ta kërkoj në Strasburg, Greqia s’mund të tolerojë shkelje të tilla të ligjit

23 orë para

Beleri në PE, flet për RTSH 24: Të drejtën do ta kërkoj në Strasburg, Greqia s’mund të tolerojë shkelje të tilla të ligjit

Eurodeputeti Fredi Beleri, në një intervistë ekskluzive për RTSH24 nga Parlamenti Europian, ka theksuar se çështjen e tij do ta ndjekë deri në Strasburg. Ai e akuzoi edhe njëherë shtetin shqiptar për shkelje të të drejtave të njeriut, teksa tha se vendimi i gjykatës ishte i imponuar nga politika.

Çështja ime ishte një shkelje e të drejtave të njeriut, shpreh indinjatën time për vendimet gjyqësore që ishin të imponuara nga politika dhe kjo nuk duhet ët ndodhë më. Mënyrë si nuk më lan të marr mandatin ishte jodemokratike. Pres vendimin e Gjykatës së Lartë dhe çështjen do ta ndjek deri sa të gjej drejtësinë. Shteti i së drejtës është një nga arsyet kushtet kryesore që duhet të mbushë Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE dhe politika nuk e lejon atë të jetë pjesë e familjes europiane, sepse duhet që shteti i së drejtës të funksionojë, e drejta e vetëdeklarimit, e drejta e pronës, të drejta këto që nuk po funksionojnë”, tha Beleri.

I pyetur nëse do të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, Beleri tha se nga pala greke nuk që nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira me vendin tonë, por shtoi se ata nuk mund të tolerojnë shkeljen e ligjit.  

Nuk besoj se nga pala greke ka njeri që nuk do marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por sigurisht nuk ka njeri që të tolerojë shkelje të tilla të ligjit, nuk është e pranueshme në BE, Greqi dhe kudo në botën e lirë që vullneti i sovranit të mos zbatohet”, theksoi ai.

/rtsh.al/