Në vijim të stinës koncertore, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të sjell për publikun artdashës koncertin e radhës në datën 20 shtator. Ky koncert rikthen për publikun shqiptar dirigjentin dhe kompozitorin Italian Leonardo Quadrinin.
“Rikthehem pas 5 vitesh, kam qenë në Shqipëri në 2019 pra para covid 19 dhe më pas bota ndaloi. Rifillojmë këtë bashkëpunim i cili prej vitesh ka qenë i frytshëm, kthehem gjithmonë me kënaqësi dhe ri gjej miqtë e Orkestrës. Ky vit përkon edhe me 30 vjetorin tim nga hera e parë që kam ardhur në Shqipëri e cila ka qenë në Teatrin e Operës me Rigoleton”, u shpreh dirigjentin dhe kompozitorin Italian Leonardo Quadrinin.
Koncerti vjen me një program të larmishëm.
“Në fakt programi që kam propozuar është i veçantë dhe i rrallë, do të kemi dy autorë të viteve 800 të muzikës simfonike Italiane dhe më pas Simfoninë nr 1 të kompozitorit finlandez Sibelius. Guiseppe Martucci është një kompozitor Italian i famshëm i viteve 800, ai ishte i pari kompozitor dhe dirigjent orkestre i cili solli në Itali Vagnerin, Më pas do të luajmë një pjesë e cila në Shqipëri do të jetë premierë nga Alfonso Rendano, një tjetër kompozitor i njohur i atyre viteve”, tha Quadrini.
Koncerti i cili do të mbahet në Sallën “Ferdinand Deda” në Radio Televizionin Shqiptar vjen në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Kulturëss dhe Muzika Iniseme.
Gazetare: K.Kule
/RTSH/