Mbrëmë i mbushi 76 vite jetë, por në skenë u ngjit ashtu si 60 vite më parë, elegant e virtuoz, i mirëpritur e i duartrokitur. Kadri Skeja me aktivitetin e tij të larmishëm artistik si koreograf, drejtues e mbështetës financiar, i shoqërisë “Agimi “ në 6 dekada, u mirëprit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo ku fjala, kënga e vallja frymon shqip.
Spektatori, kolegët, miqtë dhe pasuesit e tij në rrugën e artit, e kanë një udhërrëfyes Kadri Skejën, që e identifikojnë lumjanin me origjinë nga Kalaja e Dodës, me vetë shoqërinë “Agimi” , që dhe në kohët më të vështira nuk e ndali këngën dhe vallen shqipe.
/RTSH/