Emocion të jashtëzakonshëm ka përçuar në sallën e pallatit të Kongreseve këngëtari i famshëm francez, Slimane, me dy interpretimet e tij, ku njërin e pati duet me këngëtaren e njëkohësisht edhe Drejtore Artistike e Festivalit, Elhaida Dani.
Slimane, në skenën e Fest 63, shënoi edhe një pikë kulminante të kësaj mbrëmje të parë të festës së Këngës.
Ai ngriti në këmbë të gjithë publikun me këngën e tij hit, "Mon Amour", me të cilën përfaqësoi Francën në Eurovizon vitin e kaluar. Por edhe më magjik ishte dueti me Elhaida Danin, drejtoresha artistike e këtij festivali.
/rtsh.al/