Një performacë elektrizuese ka dhuruar reperi Noizy në skenën e Fest 63. Këngëtari i njohur këndoi kolonën zanore të filmit “Troubleshooters”, ku interpreton edhe vetë ai, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.
Teksa u ngjit në skenë, Noizy e konsideroi privilegj këndimin në Festivalin e Këngës.
“Është një privilegj të jesh këtu, sepse ka një histori shumë të gjatë. Për mua është një nder dhe shpresoj që me performancën time tju nderoj dhe të jap maksimumin tim”, tha ai.
/rtsh.al/