Një libër me kujtime kushtuar mësuesit Jani Depo është promovuar në ambientet e bibliotekës “Thimi Mitko”. “Jani Depo Misionari i Dijes” vjen si një përmbledhje kujtimesh nga shkrimtari dhe gazetari Fuat Memelli, i cili sjell për të gjithë lexuesit, copëza jete të mësuesit të përkushtuar Jani Depo. Sipas autorit janë të shumtë miqtë dhe të afërmit të cilët kanë ndarë kujtime mbi njeriun e tyre të afërt dhe mësuesin model , nga Sinica deri në Cikago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mes emocionesh vajza e Jani Depos Albana Tërpini shprehet se dëshirën për arsim e ka të trashëguar nga babai i saj dhe se është mirënjohëse për këtë vlerësim që i bëhet figurës së tij.
Gjatë këtij promovimi kanë qenë të shumtë miqtë e mësuesit të nderuar të cilët kanë ndarë kujtime me të pranishmit.
Gazetare: Eriselda Dyrmishi
/RTSH/