RTSH 24 Live

Kulturë

“Masterclass” i Terence Mcnally, diva e muzikës klasike Callas interpretohet nga aktorja Eva Alikaj

17/09/2024

 “Masterclass” i Terence Mcnally, diva e muzikës klasike Callas interpretohet nga aktorja Eva Alikaj

“Masterclass”, vepra e Terence McNally është vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në  Korçë në 45 vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas. Me famën e saj botërore që e ndjek pas, Maria ka studentë të muzikës para një publiku të gjerë të cilëve u mëson seriozitetin e jetës me disiplinë dhe qortim. Kjo shfaqje erdhi me regjinë e aktores së talentuar Eva Alikaj, që rikthehet në skenën e teatrit pas një pushimi të gjatë për të interpretuar rolin kryesor atë të Maria Callas.

Në rolet e studentëve interpretuan Denis Skura si tenor, në rolet e sopranove Erika Ahmeti dhe Ester Troja, pianisti Bjorn Troja, aktori që shoqëronte në interpretim Andon Koço ndërsa konsulent artistik i shfaqjes ishte Aleksandër Ikonomidhi Sulioti.

Kjo dramë ka ardhur e frymëzuar nga master-klasi i vërtetë që Maria Callas mbajti në fillim të viteve 1970 në Shkollën e Muzikës Juilliard në Neë York.

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/