RTSH 24 Live

Sociale

Suveniret në pazarin e gurtë, imazhet nga Gjirokastra në interes të vizitorëve nga gjithë bota

01/07/2024

Suveniret në pazarin e gurtë, imazhet nga Gjirokastra në interes të vizitorëve nga gjithë bota

Vizitorët  që vijnë në Gjirokastrës përveç eksperiencës së udhëtimit, marrin me vete suvenire me imazhe dhe simbolika të ndryshme të qytetit të gurtë për veten, familjarët apo miqtë e tyre. 

Në këto ditë vere, Gjirokastra po gëlon nga turistët e shumtë që vijnë nga vende të ndryshme të botës të cilët ndër të tjera kanë interes të lartë edhe për mjeshtëritë e artizanatit vendas.

Nga ana tjetër përfaqësues të subjekteve të artizanatit shprehen se gjatë kësaj periudhe janë tepër të kënaqur me ecurinë e punës. Turistët që vizitojnë zonën muzeale bëjnë edhe blerje të suvenireve.

“Si produkte më të preferuara janë simbolet tona kombëtare, produkte artizanale që na përfaqësojne dhe ne si Gjirokastër. Po ashtu të interesuar janë për punime druri, ato të qeramikës, gjëra që i habisin”, shprehen ata.

Aktualisht në dyqanet e pazarit të gurtë në Gjirokastër gjenden suvenire të vjetra apo edhe të punuara kohët e fundit, ndërsa artizanët e traditës vazhdojnë punimet e tyre duke pasuruar akoma edhe më shumë këtë sektor për të pasur sa më shumë larmishmëri për vizitorët.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/