RTSH 24 Live

Sociale

Kujdesi në blerjen e kafshëve bujqësore, pas transportit nevojiten 20 ditë karantinë

02/07/2024

Kujdesi në blerjen e kafshëve bujqësore, pas transportit nevojiten 20 ditë karantinë

Mbarështimi i kafshëve për mbar, të cilat merren nga zona të largëta duhet të bëhet kujdes gjatë transportit të tyre dhe të shikohen nga shërbimi veterinar.

Kafshët që blihen për mbarështim në ferma blegtorale pavarësisht se vijnë nga një rreth në një rreth tjetër, janë të predispozuara për tu prekur nga sëmundja e pneumonisë së transportit. Kalimi nga stalla në kamion dhe zbritja bën që kafshët të japin shenjat e para te frymëmarrjes së vështirësuar”, tha Përgjegjësi i Shërbimit Veterinat Bajram Peposhi.

Përgjegjësi i Shërbimi Veterinar Bajram Peposhi bën me dije se kafshët që vijnë në ferma duhet të grupohen veçmas, për disa ditë.

Kafshët duhet të vendosen stalla të veçuara dhe jo të bashkohen me krerë që janë aty. Bashkimi me këto krerë bën që sëmundja që është prezent në kafshët e reja do të ngjitet edhe në ato që ishin në fermë. Karantina duhet të zgjasë rreth 20 ditë”, tha Peposhi.

Peposhi bën thirrje të gjithë blegtorëve që t’u japin mjekim kafshëve në ditët e para.  Kjo lloj sëmundje është e trasmetueshme nga kafsha në kafshë, deri më tani rastet nuk janë të shumta, por kujdesi duhet i shtuar që mos të përhapet në masë.

/RTSH/