RTSH 24 Live

Politikë

KQZ i heq mandatin Belerit, Dule: Proces politik, Rama përdori policinë dhe drejtësinë

05/07/2024

KQZ i heq mandatin Belerit, Dule: Proces politik, Rama përdori policinë dhe drejtësinë

Heqja nga KQZ e mandatit të Fredi Belerit, për kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte një vendim i padrejtë, ku qeveria përdori segmente të drejtësisë dhe policisë për të arrestuar Fredi Belerin.

Në një dalje për mediat, Dule tha se KQZ shkeli ligjin me procesin ndaj Belerit dhe vendimin e dhënë për heqjen e mandatit.

“Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij është kryeministri. Rama përdori institucione që s’duhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve. Përdori segmente të Policisë së Shtetit, segmente të drejtësisë për të shkelur të drejtat themelore. Belerit nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës, u shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur”, tha Dule.

Lidhur me fjalët se në zgjedhjet e ardhme koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe PBDNJ do të kandidojnë me djalin e Belerit, Dule u shper se më këdo kandidat të dalë opozita do të jetë fituese.

“Qytetarit që e regjistruar si zgjedhës në bashkinë e Himarës që do zgjedhë PBDNJ dhe koalicioni opozitar do të jetë fitues ndaj çdo kandarit dhe vetë zotit Ramës sepse kemi dy qëllime të qarta grabitjen e pronës dhe mbrojtjen pronës. Nuk ka më qytetarë të Himarës që të votojë përfaqësuesit e Ramës”, tha Dule.

Këtë të premte (5 korrik ) KQZ vendosi t’i heq mandatin Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës, i cili ishte i pranishëm në seancën. Vetë Beleri e cilësoi procesin ndaj tij si politik, ndërsa hodhi akuza se kryetari aktual në detyrë dhe gjysma e punonjësve të Bashkisë së Himarës duhet të jenë subjekt i SPAK.

Edhe avokatja e Belerit, Klodiana Gyzari deklaroi se KQZ nuk ka kompetencat për shqyrtimin e mandatit të Belerit në këtë fazë dhe se KQZ ka tejkaluar kompetencat që parashikon ligji. Në të njëjtin mendim nuk ishte Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se KQZ e ka kompetencën për të kryen këtë proces administrativ kur një kandidat preket nga ligji i dekriminalizimit, ku Beleri është dënuar nga gjykata.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, për shit-blerje votash dhe u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.

/rtsh.al/