RTSH 24 Live

Politikë

Prioritetet e PL-së, Memelli: Qytetarët nuk do e kenë më alternativë largimin nga Shqipëria

08/07/2024

Prioritetet e PL-së, Memelli: Qytetarët nuk do e kenë më alternativë largimin nga Shqipëria

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmina Memelli e ftuar në studion e RTSH24 ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria në lidhje me tarifën 5 euro nga viti 2025 për makinat që kalojnë në tunelin e Llogarasë, renditi dhe prioritetet kryesore të PL-së.

Tuneli i ri i Llogarasë, me pagesë prej 5 euro për kalim nga viti i ardhshëm. Çfarë do bëhet me këto para? Ku do shkojnë? Do jenë vetëm për mirëmbajtje dhe një pjesë do kalojë në buxhet? Apo do i kalohet një kompanie private që do vjelë këtë tarifë?

Qeveria duhet të bëjë transparencë”, u shpreh ajo.

Memelli theksoi se në Shqipëri, varfëria është alarmante. Ndërsa risolli në vëmendje raportin e UNICEF, Memelli theksoi se Partia e Lirisë do krijojë kushte të përshtatshme që shqiptarët të mos e kenë më alternativë largimin nga Shqipëria.

“Raporti i UNICEF e rendit Shqipërinë në një nga vendet me përqindjen më të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri në Europë dhe Azinë Qendrore.

Referuar UNICEF, 18% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë të privuar rëndë nga dietat ushqimore, dhe 29% prej tyre janë në varfëri të moderuar.

Të krijojmë kushte të përshtatshme që shqiptarët të mos e kenë më alternativë largimin nga Shqipëria. Mbështetja konkrete e fëmijëve një prej 5 prioriteteve të Partisë së Lirisë.

Mbështetja falas me ushqime dhe suplemente ushqimore për gratë shtatzënë të familjeve në nevojë gjatë shtatzënisë dhe një vit pas lindjes.

Garantim nga shteti falas i ushqimeve, barnave, veshjeve, aksesorëve perdiatrikë për një periudhë 1 vjeçare për fëmijët e lindur në familje në varfëri dhe të papuna.

Garantojmë rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë dhe ushqimet e shportës sipas faturave të blerjes. Do krijohet shporta e bebes për ushqimet bazë dhe artikujt e higjienës për të cilat do rimbursohet deri në 10% sipas faturave të blerjes.

Sot në Shqipëri janë 31 mijë fëmijë jetim që jetojnë në komunitet larg vëmendjes së pushtetit vendor e qendror qesharak rreth 20 dollarë në muaj. Program të veçantë dhe për fëmijët me prindër të divorcuar. prioritet merr rritja e ndihmës sociale për këta fëmijë.

Të gjithë këto së bashku përbëjnë që për fëmijët, të ketë mbështetje”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/