RTSH 24 Live

Politikë

Nesër protesta e opozitës, pritet të bllokohen disa akse në Tiranë

2 orë para

Nesër protesta e opozitës, pritet të bllokohen disa akse në Tiranë

Opozita do të nisë nesër (7 tetor) protestën e orës 18.00, të lëvizjes pa kthim, për të garantuar plotësimin e kërkesës për krijimin e qeverisë teknike si garant për plotësimin e standarteve të zgjedhjeve të ardhme parlamentare.

Protesta që nis para selisë së Kryeministrisë është konceptuar në formën e marshimit, ku në vend të fjalimeve parashikohen akte të mosbindjes civile sikundër bllokime të akseve kryesore rrugore  të Tiranës.

Opozita ka njoftuar se ditën e hënë më datë 7 tetor do të ngrihen në protestë për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, si dhe përjashtimin nga jeta parlamentare e 24 deputetëve të tjerë për djegien e karrigeve të Parlamentit dhe tentativës për goditjen e kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/