RTSH 24 Live

Sociale

Fëmijët në hapësirën digjitale, sociologët ngrenë shqetësimin për sigurinë në internet

3 orë para

Fëmijët në hapësirën digjitale, sociologët ngrenë shqetësimin për sigurinë në internet

Është bërë shqetësuese fakti se fëmijët dhe adoleshentët po përdorin në masë rrjetet sociale.

Këtë e pohon edhe sociologia, Lirie Gjana, ku shprehet se përdorimi i internetit pavarësisht se është i  domosdoshëm ndonjëherë, është edhe problematik.

Më problem mbetet koha e tej zgjatur që fëmijët shpenzojnë në mjetet teknologjike.

Ndoshta ne  vetë po iniciojmë që brezi i ri të të orientohet drejt akteve të dhunshme. Patjetër pastaj vishen edhe teknologjia e re që ndoshta pë brezat e mëparshme ka munguar, por për të rinjtë e sotëm është bërë trend”,tha Gjana.

Gjana ndër të tjera tregon mënyrën se si këto fenomene mund të përmirësohen.

Bashkëpunimi që duhet të kenë shkollat, mësuesit kujdestarë, psikologët, njësia psiko-sociale në shkolla, njësit ë vendorë ku të rinjtë banojnë duhet të jetë zinxhir,” apeloi ajo.

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt, për herë të parë që nga viti 2015, publikoi dy raporte kombëtare, njëri për sigurinë kibernetike të fëmijëve dhe tjetri për gjuhën e urrejtjes ndaj vajzave dhe grave për vitet 2018-2023.

Raportet çojnë shqetësimin se hapësira digjitale nuk është e sigurtë jo vetëm për fëmijët, por edhe për vajzat e gratë, të cilat janë viktimat kryesore të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës seksuale online.

/rtsh.al/