RTSH 24 Live

Aktualitet

21 janari -Dumani: Do regjistrojmë procedim penal, detyrim nga Gjykata e Lartë

08/07/2024

21 janari -Dumani: Do regjistrojmë procedim penal, detyrim nga Gjykata e Lartë

SPAK do të regjistrojë procedim penal për çështjen e 21 janarit. Këtë e bëri të ditur kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë një diskutimi me gazetarët, ku tha se ky procedim penal është detyrim që vjen nga vendimi i Gjykatës së Lartë.

“Gjykata e Lartë na ka detyruar të regjistrojmë procedimin penal dhe ne do ta regjistrojmë aspo të sillen aktet në prokurori”, tha Dumani.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë në mars të 2024, u vendos që SPAK të regjistrojë procedimin penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sa i përket çështjes Partizani, ku ndodhet në “arrest shtëpie” ish kryeministri Sali Berisha, Dumani shtoi se është bërë hetim pasuror për këtë çështje.

SPAK po heton disa nga çështjet "më të nxehta", ku pas hekurave janë vënë zyrtarë e ish zyrtarë. Inceneratorët, ku aktualisht i përfshirë në të rezulton edhe Arben Ahmetaj, Dumani thotë se janë në pritje nga autoritetet zvicerane, pasi ish zv.kryeministri ka bërë një kërkesë për azil.

“Ne kemi procedime për inceneratorët dhe deklarata e bëra nga Arben Ahmetaj janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve. Gjithashtu jemi në kontakt me autoritete zvicerane lidhur me çështjen e Ahmetajt”, tha Dumani.

Sa për ekstradimet nga Dubai ku fshihen emrat e njohur të krimit, Dumani u shpreh për gazetarët se “kemi informacione që disa prej tyre ndodhen aty dhe kemi firmosur urdhër arreste ndërkombëtare.”

Lidhur me hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, dosja Xibraka apo dosja 5D, Dumani tha se janë ende nënë hetim dhe nuk mund të bëjë komente.

/rtsh.al/