RTSH 24 Live

Aktualitet

Çuçi e Vëngu në Vlorë: Situata drejt normalizimit, strukturat në terren

05/10/2024

Çuçi e Vëngu në Vlorë: Situata drejt normalizimit, strukturat në terren

Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka parë sot nga afër situatën e krijuar nga reshjet me intensive të shiut.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.

Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.

Por sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

Më tej Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate.

 

/rtsh.al/