RTSH 24 Live

Sociale

Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës”, tërheq vizitorë të shumtë nga e gjithë bota

05/07/2024

Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës”, tërheq vizitorë të shumtë nga e gjithë bota

Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës” edhe këtë sezon turistik po tërheq vizitorë të shumtë nga e gjithë bota.

Risi për këtë vit janë turistët polak dhe nga Mali Zi i të cilët të organizuar në grupe po vizitojnë këtë muze.

E veçantë në këtë muze është edhe libri i përshtypjeve ku turistët shënojnë shënime rreth përjetimit që i ka lënë ky vend me histori të dhimbshme

Për të dëshmuar kalvarin e vuajtjeve dhe dhimbjeve, godina është kthyer në një muze, ku vizitorët mund të njihen me fotografitë dhe emrat e të dënuarve nga sistemi komunist në Shkodër, të pushkatuarve apo internuarve.

Gazetar. Luan Kadija

/rtsh.al/