RTSH 24 Live

Sociale

''Jeto natyrën'' në Çajup, panair promovues për traditën dhe kulinarin e Zagorisë

07/07/2024

''Jeto natyrën'' në Çajup, panair promovues për traditën dhe kulinarin e Zagorisë

Bashkia Libohovë dhe Shoqata Zagoria kanë organizuar në Çajup panairin “Jeto Natyrën”. Ky panair ka ardhur në edicionin e tij të tretë ,ku bëri bashkë prodhues vendas dhe të zonave përreth të cilët ekspozuan produktet e tyre artizanale. Përveç artizanëve në fushën e Çajupit nuk munguan as grupet  isopolifonike.

Pjesë e këtij panairi lokal ishte dhe kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide i cili pohoi se këto aktivitete bëjnë të mundur promovimin turizmit kulturor dhe natyror.

Janë vërtet shumë të rëndësishme këto aktivitete për të treguar që edhe këtu ka jetë, që njerëzit jetojnë dhe ka nevojë të shkelet nga turistët”, u shpreh Leonard Hide, kryetar i bashkisë Libohovë.

Libohova dhe zonat përreth saj kohët e fundit kanë njohur një interes tepër të lartë të vizitorëve vendas e të huaj ,të cilët dëshirojnë të njihen më tepër me zakonet ,traditat dhe kulinarin e këtij vendi.

/RTSH/