RTSH 24 Live

Sociale

“Lushnja Explore” - Platforma digjitale që synon të promovojë turizmin në këtë qytet

4 orë para

“Lushnja Explore” - Platforma digjitale që synon të promovojë turizmin në këtë qytet

Turizmi po shndërrohet në një ndër sektorët kryesor në vend. Shqipëria ka shumë për të ofruar në çdo rajon të saj, jo vetëm në qytetet e mëdha. Për të promovuar qytetin e Lushnjës, vlerat, kulturën dhe traditën e tij është krijuar platforma digjitale Lushnja Explore.

Platforma mund të aksesohet si nga vizitorët vendas edhe ata të huaj, të cilët mund të gjejnë informacione të vlefshme, që i orientojnë në vizitën e tyre.

Kjo platformë digjitale është  pjesë e projektit  “Lushnja në realitetin virtual“, në kuadër të Programit Rajonal mbi demokracinë vendore 2, i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

/RTSH/