RTSH 24 Live

Sociale

Saranda i ''rrëmben'' turistët Gjirokastrës - Bie numri i rezevimeve gjatë verës në qytetin e gurtë

05/07/2024

Saranda i ''rrëmben'' turistët Gjirokastrës - Bie numri i rezevimeve gjatë verës në qytetin e gurtë

Vendet bregdetare në këtë periudhë kohore mbeten destinacionet kryesore që po tërheqin gjithnjë e më tepër turistët e huaj, duke sjellë uljen e bumit të rezervimevë në qytetin e trashëgimisë botërore Gjirokastër.

Pirro Dhima, administrator në një nga subjektet e hotilerisë shprehet se sezoni veror ka sjellë këtë rënie ndërkohë që shton se prenontimet më të larta janë vetëm gjatë fundjavave.  

Gjatë muajit qershor ka pasur një rënie të vizitorëve, kjo rënie do të ndjehet edhe në hotele apo shtëpi akomoduese", tha Dhima.

Ndërkohë që kryetari i Dhomës së Tregtisë, Maksim Hoxha thotë se turistët në këto ditë të nxehta vere preferojnë të akomodohen në qytetet bregdetare por nuk përjashtojnë nga destinacionet e tyre edhe vendet që zhvillojnë turizëm kulturor.

“Për muajt korrik dhe gusht dihet që bie numri i turistëve dhe punojnë më shumë me individë”, tha Hoxha.

Sipas të dhënave të marra  nga zyra e turizmit në bashkinë Gjirokastër, vetëm gjatë muajt qershor qyteti i gurtë është  vizituar nga rreth 3 mijë  e 500 turistë.

/rtsh.al/