RTSH 24 Live

Botë

NATO zhvillon samit 3-ditor në SHBA, i pranishëm edhe Rama

08/07/2024

NATO zhvillon samit 3-ditor në SHBA, i pranishëm edhe Rama

NATO do të zhvillojë një samit 3-ditopr në Uashington më datat 9-11 korrik, ku do të jetë edhe samiti i pari që përfshin Suedinë si anëtaren më të re të aleancës. Samiti shënon gjithashtu 75 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ku sot përfshihen 32 vendeve.

Takimi vjen në një moment të rrezikshëm në historinë e NATO-s, me aleancën përballë një luftë në Evropë mes disa krizave globale. Pjesë e samitit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Hasani do të jetë në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

Samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tre tema kryesore si mbrojtja e aleatëve, mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur veten dhe forcimi i partneriteteve globale të NATO-s, veçanërisht në Indo-Paqësorin.

Samiti do të jetë gjithashtu i fundit i Stoltenberg, pasi ai ia dorëzon frenat kryeministrit aktual holandez Mark Rutte.

Më 1949  12 vende nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut në Uashington për të siguruar mbrojtjen e tyre kolektive në një botë të paparashikueshme. Këtë vit, 32 aleatë të NATO-s do të takohen përsëri në Uashington, për të marrë vendime kyçe se si të vazhdojnë të mbrojnë një miliard qytetarët e tyre ndërsa bota përballet me mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.

/rtsh.al/