RTSH 24 Live

Botë

Konfliktin në Lindjen e Mesme/ Netanyah: Izraeli nuk do e pranojë sulmin e Iranit

3 orë para

Konfliktin në Lindjen e Mesme/ Netanyah: Izraeli nuk do e pranojë sulmin e Iranit

Në deklaratë ai tha se një muaj më parë kishte premtuar se do të “ndryshonte ekuilibrin e fuqive në veri të Izraelit” dhe “këtë e ka bërë që atëherë”.

“Një muaj më parë, ndërsa pothuajse përfunduam mposhtjen e Hamasit në Gaza, ne e zbatuam premtimin tonë ndaj popullit të veriut dhe vramë Nasrallah dhe të gjithë komandantët e Hezbollahut”, tha Netanyahu.

“Ne arritëm të shkatërrojmë sistemin e raketave që u zhvilluan nga Hamasi ndër vite”, shtoi ai, shkruan skynews.

“Tani ushtarët tanë po rrënojnë edhe tunelet që janë zhvilluar nga Hezbollahu”.

Lideri izraelit vazhdoi: “Edhe pse nuk e kemi përfunduar largimin e kërcënimeve, ne kemi ndryshuar qartë rrjedhën dhe balancën e luftës”.

Ai gjithashtu tha se Izraeli “është i përgatitur për të mbrojtur veten”.

“Përfshirë kërcënimin që vjen nga Irani, sepse Irani qëndron pas të gjitha këtyre sulmeve ndaj nesh. Nga Gaza, Libani, Jemeni dhe Siria dhe vetë Irani”.

“Irani tashmë ka lëshuar në Izrael qindra raketa në një sulm me raketa balistike, i cili ishte një nga sulmet e tilla më të mëdha në histori”, tha Netanyahu.

“Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qytetarëve të tij dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

 

/rtsh.al/