RTSH 24 Live

Sociale

Rritja e numrit të turistëve, shtohen me 20 % strukturat hoteliere në Shkodër

08/07/2024

Rritja e numrit të turistëve, shtohen me 20 % strukturat hoteliere në Shkodër

Rritja çdo vit e numrit të turistëve në Shkodër ka shtuar nevojën për njësi akomoduese. Deri para pak kohësh, tur-operatorët ankoheshin se strukturat hoteliere në Shkodër ishin të pakta dhe nevojiteshin më shumë shtretër për të akomoduar turistët.

Së fundmi, bashkë me rritjen e prurjeve turistike janë zhvilluar edhe forma të tjera të biznesit të mikpritjes.

“Të huajt që vizitojnë Shkodrën janë në rritje dhe këtë e shohim me kontaktet e vazhdueshme me hotelet dhe agjencitë turistike që janë të zëna”, u shpreh Bekim Mema, Drejtor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

Sipas të dhënave të bashkisë me rreth 20%  këtë vit janë shtuar strukturat hoteliere

“Kemi një rritje me 21 % të strukturave të reja dhe janë regjistruar pranë bashkisë si struktura akomoduese. Kemi një rritje të kapaciteteve të deklarimit të taksës së fjetjes me 61 %”, tha ai.

Në ndryshim nga vitet e kaluara duket se këtë vit turistët po preferojnë të kalojnë një kohë më të gjatë qëndrimi në qytet. Krahas historisë dhe kulturës, Shkodra është një qytet që u ofron turistëve edhe bukuri të pafundme natyrore.

Gazetar Luan Kadija

/rtsh.al/