RTSH 24 Live

Sociale

Sipërmarrësi që promovon vendlindjen, pasioni i Joni Kolës që prezanton Shqipërinë përmes fotografisë

3 orë para

Sipërmarrësi që promovon vendlindjen, pasioni i Joni Kolës që prezanton Shqipërinë përmes fotografisë

Joni Kola nga Elbasani kur ishte fëmijë u zhvendos në Gjermani dhe sot është sipërmarrës. Dëshira e Jonit në vitet e fundit është promovimi i vendit të tij. Këto ditë vjeshte, Jonin sëbashku më bashkëshorten e tij dhe miqtë e ardhur nga Gjermania i gjen në Fishtë të Lezhës.

Pasioni i Jonit është fotografia. Vitet e fundit ai ka krijuar edhe një portal ku ndan me miqtë e tij eksperiencat e pushimeve në Shqipëri.

Wihlem Schuller po ashtu i ardhur nga Gjermania tregon se vendi ynë ka bukuri të shumta natyrore. Në Lezhë ai nuk i ka ndalur asnjë moment shkrepjet.

Jo vetëm Joni, por edhe turistët e tjerë tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha drejt turizmit dhe premton shumë më tepër.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/