RTSH 24 Live

Sociale

Korçë - Nënshkruhet projekti “Nxitja e të rinjve në bujqësi dhe mbështetja e bletarisë moderne”

05/07/2024

Korçë - Nënshkruhet projekti “Nxitja e të rinjve në bujqësi dhe mbështetja e bletarisë moderne”

 

30 të rinj nga Qarku Korçë janë përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit “Nxitja e të rinjve në bujqësi dhe mbështetja e bletarisë moderne në Qarkun e Korçës” që synon përfshirjen e tyre në sektorin e bletarisë.

Trajnimi i tyre ka nisur dhe sot është bërë dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Këshillit të Qarkut dhe Programit TIKA në Tiranë.

Ky është një ndër projektet më të rëndësishme në mbështetjen e të rinjve

“Bletaria është sektori që është vetëzhvilluar pa u mbështetur. Blegtorët janë të rritur. Duam ta rigjenerojmë këtë sektor duke nxitur të rinjtë që të përfshihen” tha Erjon Nexhipi, kryetar i Këshillit të Qarkut.

Pjesë e këtij projekti janë bërë 30 të rinj që do të trajnohen për mbarështimin e bletës.

Të përzgjedhurit e projektit kanë nisur ndërkohë orët praktike e teorike.

Projekti synon angazhimin e të rinjve në bletari ndërkohë që fituesve të projektit do t’u dhurohet një set falas

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/