RTSH 24 Live

Sociale

Hapen regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta

08/07/2024

Hapen regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta

Hapen sot (8 korrik) regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e cila sqaron se sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.

Afatet për regjistrim janë 8 korrik-31 gusht:

për klasën e parë;

për klasën e dhjetë në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar;

për klasën e dhjete në shkollë të mesme profesionale;

për gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18-vjeç”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/