RTSH 24 Live

Sociale

Buka e re në Korçë, fermerët e fushës së Maliqit në përgatitjet e fundit të fushatën së korrjes

02/07/2024

Buka e re në Korçë, fermerët e fushës së Maliqit në përgatitjet e fundit të fushatën së korrjes

Në fushën e Maliqit fermerët janë drejt përgatitjeve të fundit për korrjen e bukës së re. Sipërfaqja e mbjellë në këtë zonë arrin përafërsisht në 3500 ha. Aktualisht ka filluar korrja në disa zona prove për të parë edhe nivelin e pjekurisë të grurit.

Arben Dulellari, Drejtori i sektorit të Bujqësisë në Bashkinë Maliq bën me dije se fermerët janë gati të mbledhin prodhimin e këtij viti.

Ajo që duhet theksuar është se është bërë riparimi i autokombajnave dhe kolaudimi”., tha Dulellari.

Ndër të tjera Dulellari shprehet se kushtet atmosferike nuk kanë qenë në favor të kësaj kulture gjatë këtij viti, por që gjithsesi pritet të jetë një prodhim i mbarë.

Ky vit është paraqitur pak problematik në kulturën e grurit si pasojë e temperaturave të larta”, shtoi ai.

Fusha e Maliqit është një nga fushat më të mëdha në Shqipëri, pas asaj të Lushnjës dhe gjithmonë është njohur për prodhimin e shumë të kulturës së grurit.

Gazetar: Enea Prenjasi

/rtsh.al/