RTSH 24 Live

Sociale

Kënga shkodrane tek të rinjtë, Saviana Vjerdha spikat me zërin e saj

04/07/2024

Kënga shkodrane tek të rinjtë, Saviana Vjerdha spikat me zërin e saj

Artistët e rinj janë ata që po e vazhdojnë traditën e bukur të këngës shkodrane. Saviana Vjerdha është këngëtarja që me zërin e saj i ka dhuruar publikut sa e sa emocione por edhe ky i fundit i ka dhënë asaj duartrokitje të merituara.

Falë vokalit të saj, këngëtarja shkodrane interpreton edhe në zhanre të tjera të muzikës veç asaj popullore. Së fundmi, ajo u vlerësua si fituese e festivalit “Zambaku i Prizrenit” dhe po ashtu nga juria mori edhe një tjetër çmim, atë të këngëtarit më të mirë.

Edhe në të kaluarën Saviana Vjerdha është vlerësuar me çmime të ndryshme ku njëri prej tyre ishte vendi i parë në edicionin e katërt të festivalit “Luleborë” me baladën “Keshku”.

/RTSH/