RTSH 24 Live

Sociale

Burgu i grave në Tiranë  do të shërbejë si burg i hapur

06/07/2024

Burgu i grave në Tiranë  do të shërbejë si burg i hapur

Burgu i grave në Tiranë i njohur si IEVP 325 do të ndryshojë destinacion. 

54 gra të burgosura dhe të paraburgosura, u zhvendosën javën e kaluar në burgun e Pojskës, në Pogradec, rreth 125 km nga kryeqyteti. 

Ai është një godinë e re i sigurisë së zakonshme dhe me kushte sipas standardeve.

Ndërsa burgu i grave në Tiranë  do të shërbejë si burg i hapur. Në këtë institucion do të mbahen të dënuarit në gjysmë liri, ata të cilët shkojnë në burg vetëm natën, pasi ditën punojnë ose do të ndjekin një shkollë, thanë autoritetet. 

/ rtsh.al /