RTSH 24 Live

Sociale

Inaugurohet “Inkubatori i Zahireve” - ''Duarartat e Leskovikut'' do të prodhojnë produkte vendase

04/07/2024

Inaugurohet “Inkubatori i Zahireve” - ''Duarartat e Leskovikut'' do të prodhojnë produkte vendase

Prodhimet tradicionale të krahinës së Leskovikut do të dalin në tregun vendas dhe atë rajonal me markën e tyre “Duarartat e Leskovikut”. Amvisat e zonës janë organizuar në një shoqatë e cila është mbështetur nga Bashkia e Kolonjës, e cila së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Ekonomisë së Italisë dhe partnerë të tjerë kanë krijuar Inkubatorin e Zahireve, aty ku do të prodhohen të gjitha prodhimet tradicionale si dhe do të ambalazhohen bimët medicinale.

“Kemi shumë gjëra për të prodhuar, të gjitha do ti bëjmë këtu si reçel, komposto etj”, tha njëra prej punonjëseve.

Kjo nismë është e para në Shqipëri dhe pritet të sjellë një ndryshim ekonomik për gjithë zonën.

Bashkia Kolonjë do ti mbështesë në 3 vitet e para, me fond për lëndën e parë dhe për subvencionimin e sigurimit shoqërore dhe shëndetësore për zonjat. Me Këshillin e Qarkut po provojmë të ndërtojmë rrjetin rajonal të prodhimeve artizanale”, u shpreh Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Krahina e Leskovikut është e njohur për prodhimet tradicionale të brumit por edhe të reçelrave, kompostove dhe pijeve të ndryshme, prodhime këto që pritet të dalin në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

/RTSH/