RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Dardhë në Librazhd pret vizitorë, bashkia po i jep prioritet infrastrukturës në zonat malore

04/07/2024

Fshati Dardhë në Librazhd pret vizitorë, bashkia po i jep prioritet infrastrukturës në zonat malore

Fshati Dardhë i Njësisë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit është cilësuar si një ndër "100 fshatrat" turistikë të Republikës së Shqipërisë, pasi përshkrohet nga rruga e vjetër Egnatia. Ky fshat është kthyer në një ndër atraksionet më të veçanta për turistë të huaj dhe vendas, të cilët zgjedhin ta vizitojnë atë çdo fundjavë ku numri i vizitorëve kalon mbi 1,000 persona. Turistët nuk magjepsen vetëm nga trashëgimia historike që ky fshat mbart, por dhe nga kulinaria e veçantë e zonës.

Banorët e këtij fshati duke parë fluksin e turistëve kanë vendosur të investojnë këtu e tyre duke ngritur bujtina ne mënyrë që turistët që vendosin të vizitojnë  fshatin historik të Dardhës të mos jenë thjesht ditorë. Falë investimeve të kryera nga Bashkia Librazhdi infrastruktura rrugore mundëson një ngjitje pa vështirësi në fshat. Ku turistët zgjedhin të flenë në bujtina apo me çadra.

Shpresa Hoxha e cila sëbashku më bashkëshortin e saj kanë hapur një bujtinë shprehen se kohët e fundit është rritur interesi nga turistë të huaj për të vizituar fshatin e tyre. Veç trashëgimisë historike turistët janë të interesuar të provojnë dhe gatimet tradicionale të zonës. Pjata me e pëlqyer e turistëve mbetet peshku dhe mishi i kecit.

“ Vijnë turistë nga shumë vende, pëlqejnë vendet e vjetra më shumë edhe tek ushqimët përlqejnë gatime tradicionale”, tha Hoxha.

Të paktë janë ata si Shpresa Hoxha që kanë sakrifikuar duke hapur biznese në zonën e tyre për të ruajtur traditat dhe kulturat e mrekullueshme të krahinës se Librazhdit, ajo i bën thirrje çdo kujt që te investojnë në kulinari për të mos humbur recetat e vjetra të dhëna brez pas brezi.

Ndër prioritetet e Bashkisë së Librazhdit mbetet i tërë parku i Sherbenikut, pasi në këtë zonë ndodhet bukurit natyrore të rralla ku fluksi më i madh i turistëve është në këtë destinacion.

Bashkia Librazhd është duke i dhënë ndihmë të rinjve të cilët dëshirojnë të investojnë në fshatrat e tyre.

Gazetar Enes Molla

/rtsh.al/