RTSH 24 Live

Sociale

Koncert recital në Durrës pas 12 vitesh, baritoni Gëzim Myshteka rikthehet në qytetin e lindjes

04/07/2024

Koncert recital në Durrës pas 12 vitesh, baritoni Gëzim Myshteka rikthehet në qytetin e lindjes

Rikthehet për një koncert recital në vendin e tij të lindjes Durrësin pas 12 vitesh artisti, baritoni dhe Mjeshtri I Madh, Gëzim Myshteka.

Përzgjedhja e repertorit për Myshketën ishte e vështirë, ai do të sjellë për publikun, jo vetëm artistin që këndon opera lirike, por do të interpretojë edhe pjesë të njohura ndërkombëtare.

Myshketa ka debutuar kryevepra botërore në skenat e teatrove në Itali, Japoni, Kore, SHBA, Gjermani dhe më gjerë, por emocionet dhe adrenalina që të fal publiku shqiptar janë të pakrahasueshme shprehet artisti.

Teatri kryesor për çdo artistë është të emocionojë publikun, njerëzit me të cilët kemi kujtime dhe kjo të jep një emocion plus.

Koncerti do të mbahet në datën 6 korrik në Amfiteatrin e Durrësit dhe do të jetë falas për të gjithë publikun.

/rtsh.al/