RTSH 24 Live

Euro 2024

Demiral, heroi i Turqisë ndaj Austrisë. Me 2 gola dërgon ekipin në çerekfinale dhe gjen Holandën

02/07/2024

Demiral, heroi i Turqisë ndaj Austrisë. Me 2 gola dërgon ekipin në çerekfinale dhe gjen Holandën

Merih Demiral ishte heroi i papritur i Turqisë që më dy golat e tij e dërgoi ekipin kombëtar në çerekfinale duke fituar 2-1 ndaj Austrisë, ku do të përballet me Holandën.

Turqia shënoi shumë shpejt që në fillim të ndeshjes duke befasuar Austrinë. Skuadra e Ralf Rangnick e kishte mposhtur Turqinë 6-1 në një miqësore në mars, por këtë herë ata nuk arritën të rikuperohen nga makthi i fillimit të ndeshjes.

Arda Guler i Real Madridit ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen austriake. Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella tha se kapiteni i Hakan Calhanoglu, i cili mungonte për shkak të pezullimit, ishte "i pazëvendësueshëm", por Guler mori përgjegjësinë e tij në fushë.

Vetëm Portugalia, Spanja dhe Holanda kanë pasur një përqindje më të lartë fitoresh në futbollin evropian që kur Rangnick mori drejtimin e Austrisë dy vjet më parë.

Ish-trajneri i Manchester United bëri dy ndryshime në pjesën e parë, duke përfshirë prezantimin e Gregoritsch, i cili shënoi një hat-trick kur skuadrat u përballën tre muaj më parë.

Mes shiut të rrëmbyeshëm, Turqia kërkonte të ruante avantazhin por edhe të dyfishonte shifrat dhe këtë arriti ta bëjë sërish me anë të Demiral në minutën e 59.

Nga ana e saj, Austria u përpoq me të gjitha forcat për të shënuar dhe ia arrin në minutën e 66 me anë të M. Gregoritsch, por që për austriakët nuk mjaftoi pasi turqit u mbrojtën deri në fund për prekur çerekfinalet e një turneu të madh për herë të parë që nga Euro 2008.

/rtsh.al/