RTSH 24 Live

Euro 2024

Kroos mesazh Spanjës: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit, shihemi sërish

03/07/2024

Kroos mesazh Spanjës: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit, shihemi sërish

Mesfushori i Gjermanisë Toni Kroos është shprehur se ndeshja ndaj Spanjës nuk do të jetë sfida e tij e fundit në këtë Europian.

Nuk mendoj se do të luaj ndeshjen time të fundit pasnesër, kështu që mendoj se do të shihemi të gjithë sërish”, tha Kroos në konferencën për shtyp me gazetarët para sfidës me Spanjën.

Gjermania dhe Spanja do të përballen të premten mbrëma në Shtutgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

34-vjeçari thotë se Gjermania synon ta fitojë këtë Evropian, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

Qëllimi, si personal ashtu edhe kolektiv, është të fitojmë turneun. Ne kemi një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe jemi të bindur se mund ta bëjmë”, tha Kroos.

Ndeshja Gjermani-Spanjë fillon në orën 18:00.

/rtsh.al/