RTSH 24 Live

Euro 2024

Spanjë vs Gjermani- Arbitri anglez nuk akordi penallti për gjermanët, ia mbath me vrap pas mbarimit të ndeshjes  

05/07/2024

Spanjë vs Gjermani- Arbitri anglez nuk akordi penallti për gjermanët, ia mbath me vrap pas mbarimit të ndeshjes  

Gjyqtari anglez Anthony Taylor i cili gjykoi ndeshjen midis Spanjës dhe Gjermanisë ia ka mbathur pas mbarimit të 125 minutave lojë.

45-vjeçari anglez nuk akordoi penallti për gjermanët në minutën e 106-të në çerekfinalet e Kampionatit Evropian ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjë, edhe pse spanjolli Marc Cucurella bllokoi me dorë gjuajtjen e Jamal Musialas.

Pas ndeshjes, arbitri nuk ka dashur të komentojë vendimin e tij dhe pse lejoi që ndeshja të vijonte të luhej? A u kontrollua nga sistemi VAR? Si ka komunikuar me asistentët?

Pyetje që mbetën pa përgjigje në këtë mbrëmje dramatike për Gjermaninë. Në vend të kësaj, Taylor dhe ekipi i tij u larguan me shpejtësi në furgonin e zi Mercedes. Arbitri u largua në orën 21:47 – vetëm pak çaste pasi i kishte fishkëllyer bilbilit, raporton BILD.

Trajneri i kombëtares Julian Nagelsman u shpreh i revoltuar dhe tha në ARD pas fishkëllimës së fundit: “Por nëse topi po shkon qartë drejt portës, lojtari spanjoll e ndali topin me dorë. Ai nuk e bëri me qëllim, por kjo nuk ka rëndësi. Penaltia që morëm ndaj Danimarkës ishte dukshëm më pak penallti. Nuk mund ta kuptoj pse nuk e vlerësuan këtë rast”.

/rtsh.al/