RTSH 24 Live

Euro 2024

Si magjistarët e rinj, Williams dhe Yamal kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt

14/07/2024

Si magjistarët e rinj, Williams dhe Yamal kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt

BERLIN – Mikel Oyarzabal ishte autori i golit të fitores së Spanjës në Euro 2024 kundër Anglisë por triumfi i “La Rojas” u frymëzua nga fillimi në fund nga anësorët shpërthyes Nico Williams dhe Lamine Yamal.

Dy të rinjtë kanë qenë kyç në drejtimin e skuadrës së tyre drejt finales në Berlin dhe u kombinuan po aq mirë edhe në këtë finale për ta çuar Spanjën përpara kundër Anglisë.

Goditja e Williams i dha Spanjës epërsinë dhe dyshja u treguan tepër kërkues përpara golit të barazimit të Cole Palmer për Anglinë.

Yamal, 17, dhe Williams, 22 vjeç, që të dy festuan ditëlindjen në ditët përpara finales duke i dhënë Spanjës një avantazh emocionues në sulm që u ka munguar për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, duke e çuar skuadrën drejt fitore së trofeut të katërt të Kampionatit Europian duke vendosur edhe rekordin deri më tani.

Spanja më parë fitoi për herë të fundit një trofe të madh në vitin 2012, duke i dhënë fund një epoke të artë që i pa ata të ngrenë trofeun e Europianit në vitin 2008 dhe Kupën e Botës më 2010.

Që atëherë ata kanë luftuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj për shkak të federatës së tyre të futbollit të goditur nga kriza.

Në Kampionatin Europian që u zhvillua në Gjermani kishte nga ata që nuk i konsideronin ndër favoritët kryesorë për të ngritur trofeun, por dhuntia dhe shpirti i garës i Yamal dhe Williams dhanë shkëndija jetike për një ekip kombëtar të njohur për aftësinë e tyre për të dominuar lojën dhe mbajtur topin.

Yamal u bë golashënuesi më i ri i Euro 2024 në moshën 16 vjeçare në triumfin e gjysmëfinales ndaj Francës duke u bërë lojtari më i ri i turneut.

Williams ishte i rëndësishëm në fitoren e fazës së grupeve ndaj fituesit të Euro 2020, Italisë dhe shkëlqeu në fitoren e të 16-tave ndaj Gjeorgjisë. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, tha se dyshja kishin dhunti nga Zoti. Dhe për këtë ai ka meritën për zgjedhjen e dyshes Yamal-Williams që kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt të Kampioneve Europiane. 

/rtsh.al/