RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti do të jetë me kthjellime ,vranësira dhe reshje shiu të pakta

2 orë para

Moti do të jetë me kthjellime ,vranësira dhe reshje shiu të pakta

E Shtunë 05 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, vranësira dhe  reshje shiu.  Era do të jetë me drejtim Veriperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/20°C

- Zonat e ulëta     14/24°C

- Zonat bregdetare 18/25°C

Kosova për dt. 05 Tetor 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 15°C –17°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel 06 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira ,  reshje shiu dhe rrebeshe lokale.  Era do të jetë me drejtim Veriperëndim 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    10/18°C

- Zonat e ulëta     12/23°C

- Zonat bregdetare 16/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/RTSH/