RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr në një azil të moshuarish tek Ali Demi, disa të lënduar

2 orë para

Zjarr në një azil të moshuarish tek Ali Demi, disa të lënduar

Një zjarr ka rënë pas mesnate në një azil të moshuarish në zonën e Ali Demit në Tiranë. Burime nga azili bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në njërën nga dhomat e katit të parë, dhe dyshohet se shkak ka qenë kondicioneri.

Në këtë dhomë qëndronin dy të moshuar, ndërkohë që 3 të tjerët që patën pasoja ishin në dhomën ngjitur. Fatmirësisht asnjëri prej të lënduarve nuk ka probleme serioze.

Burime për RTSH konfirmojnë se 4 të moshuar kanë marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Konkretisht 2 në shërbimin e toksikologjisë për shkak të asfiksimit dhe probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, 1 te djegie plastika me lëndime të lehta dhe 1 tek Trauma me gërvishtje për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara kur ka ndodhur ngjarja dhe është rikthyer në azil.

Zjarri ka rënë pas mesnate, ku policia është lajmëruar se në një azil në rrugën "Ali Visha", kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar

Kanë qenë forcat "Shqiponja" që kanë shkuar menjëherë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Policia vijon hetimin për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/rtsh.al/