RTSH 24 Live

Aktualitet

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës 41-vjeçari

3 orë para

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës 41-vjeçari

Një person është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Në pranga përfundoi 41-vjeçari E.L., i cili u arrestua gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 18”.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, 41-vjeçari u kap në Manzë të Durrësit për llogari të Italisë.

Më 29 shtator të këtij viti gjykata e Breshias ka lëshuar vendim "urdhër arresti ndërkombëtar" si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

/rtsh.al/