RTSH 24 Live

Euro 2024

Eliminimi nga Spanja, Nagelsman s’i mban dot lotët: Dhemb shumë, do na duhet të presim edhe 2 vite

05/07/2024

Eliminimi nga Spanja, Nagelsman s’i mban dot lotët: Dhemb shumë, do na duhet të presim edhe 2 vite

Pas daljes në mënyrën më të hidhur nga Europiani, Julian Nagelsman nuk i ka mbajtur lotët teksa ka folur për mediat për humbjen me Spanjën.

Po mundohem të mbaj lotët. Kur lojtarët flasin për javët e fundit, është emocionuese. Një kohe mjaft të veçantë i erdhi fundi”, u shpreh i përlotur Nagelsman.

Sa i përket ndeshjes ndaj Spanjës ai tha se “u kthyem mirë në lojë, reaguam mirë. Ishim dukshëm më afër golit të fitores sesa spanjollët”.

Spanja vijonte të ishte në avantazh që prej minutës së 51 pas golit të Dani Olmos, por Gjermania u tregua më kërkuese kur Florian Wirtz shënoi golin e barazimit pak para fundit (89').

Nokauti erdhi nga ish-lojtari i Dortmundit Mikel Merino në minutën (119) dhe Gjermania e sheh veten jashtë çerekfinales.

Kjo dhemb sepse tani do të duhen dy vite derisa të mund të bëjmë më mirë. Dhe një turne në shtëpi ndoshta nuk do ta shoh më në karrierën time”, u shpreh trajneri i Panzerave. Ndërsa shtoi se “nëse do të kishim performuar pa plogështi dhe do të ishim eliminuar, s’do të na duhej të luftonim lotët tani”

Sa i përket planeve të ardhshme, trajneri gjerman theksoi se “do të ulemi me ekipin të shtunën. Sinqerisht nuk e di se çfarë është planifikuar. Nuk e prisja të eliminoheshim. Ekipi im, dhe unë tani kemi detyrën për të organizuar skuadrën për Ligën e Kombeve.

Liga e Kombeve fillon në shtator ku Gjermania do të ndeshet me Holandën, Hungarinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

/rtsh.al/