RTSH 24 Live

Euro 2024

Gjermania jashtë ëndrrës së Euro 2024, Kroos i zhgënjyer: Ishim afër, e humbëm për pak

05/07/2024

Gjermania jashtë ëndrrës së Euro 2024, Kroos i zhgënjyer: Ishim afër, e humbëm për pak

Me daljen e Gjermanisë nga Kampionati Europian përfundoi edhe karriera e një prej mesfushorëve më të mirë në botë si Toni Kroos.

Humbja e Gjermanisë në minutën e fundit të kohës shtesë ndaj Spanjës ka qenë mjaft e hidhur për të gjithë lojtarët e Gjermanisë e në veçanti për Toni Kross.

Lojtari më i suksesshëm gjerman i të gjitha kohërave (kampion bote, gjashtë fitore në Ligën e Kampionëve) tashmë i ka dhënë fund karrierës së tij me ndeshjen e sotme, për të cilën ai shfaqet mjaft i zhgënjyer.

Ai foli pas ndeshjes në ARD duke thënë se “ishte një lojë ku të gjithë vendosëm gjithçka në fushë. Ishim shumë afër. Kjo e bën atë edhe më të hidhur.

I pyetur për zhgënjimin që karriera e tij përfundoi kështu, Kroos tha se “për momentin, dalja nga turneu e tejkalon atë. Të gjithë së bashku kishim një qëllim të madh. Kjo ëndërr tashmë është shkatërruar deri diku. Edhe pse kemi luajtur një turne të mirë.”

Në fund të intervistës, Kroos shtoi se “ne të gjithë mund të jemi krenarë. Jam i lumtur nëse mund të ndihmoj sadopak Gjermaninë në futboll dhe të pretendojmë sërish”.

/rtsh.al/