RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të rriten

05/07/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të rriten

Antcikloni subtropical po rikthehet në Mesdhe ku presim rritje të temperaturave.

E Premte 05 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime ,vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      15/28°C

- Zonat e ulëta       18/32°C

- Zonat bregdetare 20/31°C

Kosova për dt. 05 Korrik 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –17°C në mëngjes deri në 26°C –30°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 06 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-0,08 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      18/32°C

- Zonat e ulëta       20/35°C

- Zonat bregdetare 22/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari