RTSH 24 Live

Aktualitet

Peleshi thirrje qytetarëve: Shmangni zjarrvënien e qëllimshme, dënohet deri në 15 vite

07/07/2024

Peleshi thirrje qytetarëve: Shmangni zjarrvënien e qëllimshme, dënohet deri në 15 vite

Në një postimin në rrjetin e tij social Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i bën apel qytetarëve të ruajnë mjedisin nga zjarrvëniet e qëllimshme të cilat dënohen deri në 15 vite burg. Peleshi ka shkruar se në këto ditë të nxehta në të cilat ka hyrë vendi të kenë kujdes dhe se Forcat e Armatosura dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile do të jenë në gatishmëri në terren për çdo rast.

“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë të larta!  Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.  Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha.  Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto: -127, -128, -129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile: 08000911”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/