Policia e Elbasanit ka përgatitur një plan masash për mbarëvajtjen e minimaratonës “Skampa 2024”, që do të zhvillohet të dielën në qytetin e Elbasanit.
Më 6 tetor në orën 09:00, në qytetin e Elbasanit, shoqata “Maraton Albania” dhe Bashkia e Elbasanit, do të organizojnë minimaratonën “Skampa 2024″.
Aktivitet sportiv, do të nisi në sheshin Gensher, vijon në rrugët e qytetit, në unazën e qytetit dhe përfundon në pikënisje, në sheshin “Gensher”.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, garantimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Për këtë qëllim, Policia informon të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve se më datë 6 tetor nga ora 09:00-12:00, do të jenë të bllokuara segmentet rrugore:
“Kryqëzimi Kristoforidhi – 1 Maji”;
“1 Maji – Rrethi i Doganës”;
“Rrethi i Doganës – Rrethi i Luleve”;
“Rrethi i Luleve – Rr. Zogu i parë (Unazë)”;
“Rrethi i Postës – Rr. Zogu i parë (dy korsi)”;
“Rrethi i Bashkisë – Kryqëzimi i Cërrikut (dy korsi)”;
“Rr. Zogu i parë – Y. Sejdini”;
“Kryqëzimi Q. Stafa – Kryqëzimi K. Naska”;
“Kryqëzimi K. Naska – Kryqëzimi M. Biçaku”;
“Kryqëzimi K. Naska – Kryqëzimi V. Kamami”;
“Kryqëzimi Xh. Dëbova – Kryqëzimi L. Nosi”;
“Kryqëzimi V. Kamami – Kryqëzimi Sh. Daiu”;
“Kryqëzimi M. Tabaku – Kryqëzimi J. Kilica”;
“Kryqëzimi I. Zyma – Kryqëzimi rruga e Re”;
“Kryqëzimi J. Kilica – Kryqëzimi Rr. Rinia”;
“Kryqëzimi rruga e Re – Kryqëzimi Kristoforidhi” .
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës që të përdorin rrugë alternative për të qarkulluar duke kontribuuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
/ rtsh.al /