RTSH 24 Live

Aktualitet

Rreth 50 persona të helmuar përfundojnë në spitalin e Bulqizës

07/07/2024

Rreth 50 persona të helmuar përfundojnë në spitalin e Bulqizës

Rreth 50 persona,  fëmijë dhe të rritur, janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me të njëjtat simptoma prej helmimit, dhimbje barku, të vjella apo dhimbje koke, dhe pasi kanë marrë mjekimin e duhur  janë larguar  nga ambientet e spitalit.

Mësohet se pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra e lagje të ndryshme, pas analizave  pritet të konfirmohet arsyeja e helmimit.

Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

/RTSH/