RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident i rëndë te Gjiri i Lalzit, makina përplas vajzën e mitur

07/07/2024

Aksident i rëndë te Gjiri i Lalzit, makina përplas vajzën e mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit. Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/