RTSH 24 Live

Ekonomi

Temperaturat e larta, konsumi i energjisë elektrike arrin në 24.6 milionë KW 

17/07/2024

 Temperaturat e larta, konsumi i energjisë elektrike arrin në 24.6 milionë KW 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh e kanë çuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi se është arritur shifra e 24.6 milionë KW.

Ajo tha se pavarësisht kësaj ngarkese, falë investimeve rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë. 

Po ashtu, zonja Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale.


/ rtsh.al /